AMBASADA E UKRAINËS: AKT VANDAL
Ambasada e Ukrainës në Shkup e quan akt vandal shkatërimin e tabelës në parkun “Ukraina” në Komunën e Çairit, njofton KlanM.
Sipas tyre, persona që sipas të gjitha gjasave i takojnë lëvizjes “Rinia e Kuqe” publikisht dhe me vetdëshirë kanë ngjitur emrin “Parku ASNOM” mbi emrin original të “Parkut Ukraina”, sic thonë nga Ambasada, duke e arsyetuar me mungesën e përmendoreve të antifashistëve maqednas që gjoja janë vendosur në këtë vend dhe nevojën që të respektohet kujtimi ndaj tyre.
“Falënderojmë banorët, administratën e Komunës së Çairit dhe personalisht Kryetarin e Komunës, Visar Ganiun, për shkak të solidaritetit dhe mes tjerash respektuan kujtimin e viktimave të agresionit ushtarak të përmasave të mëdha të federatës ruse kundër Ukrainës” – tha Ambasada e Ukrainës.
Nga Ambasada e Ukrainës, sic njofton KlanM, thonë se, Ukraina ruan kujtimin e heronjve të tyre, që për momentin mbrojnë pavarësinë e vendit, kurse gjithashtu respekton edhe kujtimin e Ukrainasve të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore çliruan Ukrainën dhe vendet evropianë nga okupatorët nazist. Sipas tyre, Ukraina atëherë kishte humbur më shumë se 10 milionë njerëz.
Lidhur me këtë rast gjithashtu pati reagime edhe nga komuna e Çairit duke e quajtur si akt tepër të ulur dhe duke pritur që organet e rendit të identifikojnë autorët. Reagime pati edhe nga disa organizata të ndryshme joqeveritare. /KlanMacedonia/