Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor janë gjyqtari nga Gjykata Supreme, Nake Georgiev dhe gjyqtarja nga Gjykata Civile, Antoaneta Dimovska, përcjell KlanM.
Georgiev, për të cilin Këshilli Gjyqësor e ndërpreu procedurën kundër tij pak para kandidimit, ishte i vetmi kandidat nga radhët e gjyqtarëve suprem.
Për të votuan gjashtë nga gjithsej 16 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.
Antoaneta Dimovska është anëtarja e re nga zona e apelit në Shkup. Ajo ka marrë 110 vota kundër kryetarit të Gjykatës në Kavadar, Lazar Nanev, për të cilin kanë votuar 49 gjyqtarë.
Kryetar i Komisionit për Zgjedhje ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative dhe ish-anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Afatet për kundërshtimet e kandidatëve tani po kalojnë dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen nesër.
Georgiev dhe Dimovska zëvendësojnë dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor që dhanë dorëheqje.