KF Shkëndija: Konfirmohen numrat e lojtarëve për sezonin 2023/2024

Endrit Krasniqi është 10-shja i ri i Shkëndijës, derisa zgjedhjen e tyre kanë bërë edhe prurjet e verës Limani (6), Adili (85) dhe Aganspahiç (18).

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në startin zyrtar të garave për sezonin 2023/2024, Shkëndija tashmë mund të konfirmojë numrat e zgjedhur nga lojtarët për kampanjën e re.

Duke pasur afrime dhe largime, sigurisht që vëmendje tërheq zgjedhja e disa numrave të rëndësishëm në skuadër.

Ashtu si është parë në ndeshjet kontrolluese, numri “10” i ri i Shkëndijës është Endrit Krasniqi.

Ardian Limani ka zgjedhur numrin “6” për ta mbajtur në fanellën e tij, derisa mbrojtësi tjetër i ardhur këtë merkato, Mevlan Adili do të luajë me fanellën me numrin 85-të. Ardhja e fundit, Almir Aganspahiç do të luajë me numrin 18-të.

Nga lojtarët tjerë nuk ka ndonjë ndryshim, të gjithë kanë “ruajtur” numrat e tyre si në sezonin e shkuar.

Lista e futbollistëve dhe numrat e paraqitur në UEFA:

1 – Kostadin Zahov
30 – Ferat Ramani
95 – Davor Taleski

3 – Almir Rexhepi
5 – Klisman Cake
6 – Ardian Limani
11 – Metodi Maksimov
21 – Zija Merxhani
23 – Bashkim Velija
26 – Anes Meliqi
85 – Mevlan Adili

8 – Ennur Totre
22 – Bruno Dita
38 – Amir Nuhija
28 – Kamer Qaka
77 – Florent Ramadani

7 – Erald Çinari
9 – Dashmir Elezi
10 – Endrit Krasniqi
17 – Adenis Shala
18 – Almir Aganspahiç
27 – Lorik Jakupi-Kaba

Lexo gjithashtu
Total
0
Share