PTHP PËR NDJEKJE TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT ZGJODHI DY PROKURORE TË REJA
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka zgjedhur Natalia Tasevska dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krahas tyre, janë paraqitur katër kandidatë tjerë, të cilët nuk janë zgjedhur, e bëhet fjalë për Valentina Stojanovska, Villma Ruskoska, Danica Moneva dhe Zllatko Bikovski.
Kandidatura e Islam Abazit është tërhequr pasi ai ndërkohë është zgjedhur për shef të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zgjodhi dy prokurore të reja, ndërsa njërës iu vazhdua mandati. Prokurore të reja u zgjodhën Olivera Proeska dhe Verica Berzhetska, ndërsa prokurores Milica Gavrillova iu vazhdua mandati.