Lëvizja BESA: Burim Sejdini të japë dorëheqje urgjente dhe të flas kush qëndron pas tij dhe kënd e mbron ai!

Lëvizja BESA ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini të japë dorëheqje dhe të tregoj kush qëndron pas tij që po e mbron.

Ja kumtesa e plotë:

”Lëvizja BESA kërkon që kryetari i Gjykatës Administrative të japë dorëheqje urgjente, të përgjigjet për shkeljet që i ka bërë dhe të flasë se kënd e ka mbrojtur Ai për kaq vite me radhë?

Akuzat ndaj tij janë aq serioze saqë dëshmojnë sakt të gjitha arsyet pse qytetarët nuk u besojnë gjykatave. Nëse të punësuarit e GJ.A. dëshmojnë se është keqpërdorur sistemi AKMIS, kjo nënkupton se lëndët ku qytetarët dhe bizneset kanë kërkuar drejtësi, u janë lënë në dorë gjykatësve që e kanë ditur se kënd duhet të mbrojnë e kënd të dëmtojnë.

Pasi të punësuarit e GJ.A. dëshmoj për punësime të dyshimta si nënë dhe bijë, kjo flet për nepotizmin dhe keqpërdorimin e pozitës për interesa të ngushta personale. E kur të punësuarit e GJ.A. thonë se lëndët “fshihen ndër tepih”, atëherë mesiguri mbrohen interesat e klaneve dhe të fortëve të pushtetit, ose për përfitime të majme personale.

Po ashtu opinioni nuk harron edhe faktin që derisa Burim Sejdini ka mbajtur postin e Gjykatës Administrative, ka qenë i paguar edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. E kur në opinion u shfaqën këto informata të shkeljes së ligjit dhe keqpërdorimit të detyrës, ai nuk u largua nga pozita dhe nuk u kërkua përgjegjësi po u shpërblye duke u rizgjedhur kryetar Gjykate.

Kjo është pasqyra e qartë e gjyqësorit në vendin tonë, e gjyqësorit të kapur nga pushteti BDI-LSDM. Andaj, ftojmë dhe inkurajojmë institucionet përkatëse si MPB-në, Policinë Financiare, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë përkatëse që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm dhe të zbardhin çdo dyshim mbi kryetarin e Gjykatës Administrative, të shqyrtohen të 190 lëndët e vjetërsuara dhe arsyet pse janë lënë të vjetërsohen. Dhe zgjidhja e të gjithë këtyre skandaleve janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me pushtetin e BDI-LSDM nuk ka drejtësi, nuk ka BE, por vetëm skandale, krim dhe korrupsion” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share