Shpëtim Duro: Jam shumë i kënaqur me skuadrën

Struga Trim Lum ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris në Lituani.

Edhe pse në këtë ndeshje u futën si debutues, loja në fushën e blertë bëri që të janë të paktën të barabartë përballë një kundërshtari si Zhalgiris, 10 herë kampion i Lituanisë, por njëkohësisht edhe pjesëmarrës edicionin e kaluar në grupet e Ligës së Konferencës.

I kënaqur me interpretimin në këtë ndeshje doli të jetë edhe trajneri Shpëtim Duro, i cili fillimisht në Konferencën për shtyp tha: “Takimi i parë i skuadrës tonë në Champions League rezultoi pozitiv, edhe për sa i përket rezultatit por njëkohësisht edhe mënyrës së interpretimit të lojës. Jam shumë i kënaqur me skuadrën”.

Edhe përkundër barazimit, Duro nuk ndryshon mendje dhe thotë se fituesi i përgjithshëm do të vendoset vetëm në ndeshjen e dytë në Ohër, kur do të zhvillohen edhe 90 minuta të tjera, duke mos përjashtuar këtu ndoshta edhe vazhdimet, apo edhe penaltitë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share