Gjykata Supreme pranon kërkesën e Gruevskit – Do të rishqyrtohet lënda “parcelat në Vodno”

Gjykata Supreme ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski, përcjell KlanM.

“Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avoktatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gruevski u dënua me shtatë vjet burg në shkallë të parë për “Parcelat në Vodno””, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg, raporton AMI.

Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share