Rexhepi vizitë zyrtare në Prishtinë: Vendet tona janë në rrugën Evropiane

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ishte në vizitë zyrtare në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku pati fjalim me rastin e hapjes së Akademisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.

Në fjalën e tij, ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dyvendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht theksoi rëndësinë e ndërtimitarisë si një degë shumë e rëndësishme që krijon vlera tëqëndrueshme në një shoqëri dhe luan rolin e urës lidhëse mes dyrajoneve.

“Vendet tona janë në rrugën evropiane, një rrugë e mbushur me shumë sfida për ne si politikanë, por edhe për ju si ekspertë. Besoj se kemi një vizion të përbashkët për vendet evropiane dhetë begata, me infrastrukturë moderne dhe cilësore, por ky vizionështë i pamundur pa bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj.

Prandaj ne i shohim Fakultetet e Inxhinierisë së Ndërtimit sipartnerë në zbatimin e politikave tona, në realizimin e arritjevetë reja teknologjike, si dhe në krijimin e rritjes ekonomike përvendet tona”. – theksoi Rexhepi.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriutkanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike dhe këtëe dëshmon fakti se kemi një numër të madh të projekteve tëpërbashkëta strategjike rajonale. Politikat tona kanë një synim tëqartë, krijimin e një rrjeti rrugor cilësor, përmirësimin e cilësisësë jetës së të gjithë qytetarëve dhe përshpejtimin e rritjes dhezhvillimit ekonomik të vendeve tona. –   tha zëvendësministri Rexhepi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share