Pas reagimit të policisë, shtatë kamionë të ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” kanë dalë për të pastruar mbeturinat përreth Shkupit, raporton Makfaks.
Oficerët e policisë i shtynë mënjanë demonstruesit që protestonin para hyrjes së ndërmarrjes. Ata kanë reaguar dhunshëm, por efektivët e policisë i kanë paralajmëruar se nëse dikush do të ndërhyjë në vendosjen e rendit, ata do të ndalohen, përcjell KlanM.
“Nga ky moment, kushdo që pengon një aksion zyrtar do të arrestohet”, u tha një përfaqësues i MPB-së.
Revolta dhe nervozizmi i punonjësve ka kaluar edhe te policët, pasi ata janë larguar nga portat e ndërmarrjes, ku kanë bllokuar kamionët që të mos dilnin në fushë.
Ka pasur një sërë komentesh dhe reagimesh pasi policia i ka tërhequr mënjanë.
Pasi kaluan kamionët, policët u tërhoqën./KlanMacedonia