LSDM: Mickoski dëshiron ta cënojë rendin kushtetues e të ndajë drejtësi!

Mickoski të kërkojë falje për krimet e VMRO-DPMNE-së

Rasti “Feniks” edhe një herë konfirmoi krimin e VMRO-DPMNE-së përmes projektit “Shkupi 2014”, por konfirmoi edhe fytyrën e vërtetë të Mickoskit, sic percjell KlanM, thonë nga LSDM-ja duke e akuzuar këtë të fundit se mbron krimin e partisë së tij dhe vehet mbi ligjet dhe Kushtetutën.

“Me deklaratat e tij, Mickoski është kundër rendit kushtetues të vendit, kundër shoqërisë demokratike që do të thotë pavarësi e gjyqësorit që është përcaktuar me Kushtetutë dhe Ligje. Kush është Mickoski të ndajë drejtësi, e të tregojë kush duhet të përgjigjet e kush jo? Kjo tregon se Mickoski është sikurse Nikola Gruevski, dëshiron të jetë gjykatës e prokuror”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se gjënë e parë që duhej ta bënte Mickoski është që të kërkojë falje dhe publikisht të distancohet nga kriminaliteti në radhët e partisë së tij, sic thonë, para së gjithash për “Shkupin 2014” dhe 27 Prillin dhe rastet tjera. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share