Vetëm një javë para ndeshjeve të para në Ligën e Konferencës dy skuadrat e Maqedonisë së Veriut, Makedonija Gj.P dhe Shkupi sot zhvilluan kontrolluesen e fundit.
Ndeshja në stadiumin e Gjorçe Petrovit ka përfunduar me fitoren e ekipit nga Çairi me rezultatin 3:0. Autorë të golave ishin Kristijan Trapanovski(një gol) dhe Renaldo Cefas (2 gola).
Gjatë 90 minutave lojë dy trajnerët në lojë inkuadruan pjesën më të madhe të futbollistëve që kanë në disponim.
Makedonija Gj.P ndeshjen e parë në Konferencë Ligë e luan më 13 korrik në stadiumin “Petar Milloshvski” te kampi i FFM-së kundër ekipit RFS nga Letonia, ndërkaq FC Shkupi është mysafire e ekipit FC Hegelmann në Kaunas.
Deri më 13 korrik dy trajnerat e ekipeve do vazhdojnë punën sidomos në eliminimin e gabimeve që kanë qenë evidente gjatë ndeshjeve kontrolluese.
Ekipi i Shkupit, në ndeshjen e sotme është paraqitur me këtë formacion: Iljazi, Toshevski, Ilieski, Pinter, Timovski, Riçkov, Diene, Quevan, Trapanovski,Hamidi, Cephas, ndërsa në pjesën e dytë janë inkuadruar edhe këta futbollistë: Hamza, Hamidi, Ackovski, Mladenovski, Vosha, Serafimov, Dudu, Osmanovik, Sulejmani. /KlanMacedonia/