Këshilltari i Kurtit me kritika për Ramën – Qoku: Kryeministri shqiptar shpërfilli faktorin shqiptar në RMV

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka kritikuar deklarimet e Edi Ramës gjatë takimit në Shkup. Rama, siç përcjell KlanM, ironizoi me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve, për një refuzim eventual të takimit nga ky i fundit. Rama mes tjerash tha se as nuk e ka ftuar në takim Kasamin.

E pikërisht këtë deklaratë të tij, Qoku e quan shpërfillje ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, cinizêm dhe snobizëm të Edi Ramës, përcjell KlanM.

“Deklarimi i Kryeministrit të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se as nuk e ka ftuar në takim liderin e Lëvizjes Besa, Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në Maqedoninë e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë. Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit”, ka shkrua Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti.
/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share