Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” nuk e ka kryer misionin e vet

Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehet se “Ballkani i Hapur” nuk ka përfunduar misionin e tij.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në RMV, Kovaçevski thotë se “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.

Dimitar Koveçevski: Historia me “Ballkanin e Hapur” nuk ka përfunduar. “Ballkani i Hapur” dha shumë rezultate që janë të dukshme dhe të prekshme dhe unë të dielën e ardhshme do të kem një takim me kryeministren Bërnabiç në Korridorin 10. “Ballkani i Hapur” nuk e ka kryer misionin e vet meqë ai angazhohet për vlera të njëjta për të cilat angazhohet dhe Procesi i Berlinit, si proces më i madh që i përfshin të gjithë pa përjashtim.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha në konferencë se edhe nëse do të kthehej pas, 1000 herë do ta bënte nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Edi Rama: “Ballkanin e Hapur”, 100 herë të kthehesha mbrapa, 1000 herë do ta ribëja. Nuk është një nismë përjashtuese, një nga 72 nismash në këtë rajon. Çfarë e keqeje i ka ardhur nga “Ballkani i Hapur” rajonit, përveç të mirave? Merrni dhe shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe mos harroni asnjëherë se ajo që është bërë nuk zhbëhet. Dhe Procesi i Berlinit ka përftuar nga Ballkani i Hapur. Nuk e kuptoj si ka dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe të akuzojmë njëri-tjetrin se kush është patriot i vërtetë. Patriot i vërtetë është ai që e do vendin e vet dhe nuk i do të keqen askujt tjetër. “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share