Në pritje që nisma për hapjen e Kushtetutës të hyjë në procedurë parlamentare, përforcohen takimet e diplomatëve me udhëheqësinë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, me mesazhet se opozita nuk duhet ta lëshojë momentin që t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim në në dhjetor, RMV-ja ta vazhdojë rrugën eurointegruese.
Siç kanë konfirmuar jozyrtarisht burime partiake të VMRO-DPMNE-së, për “Sloboden Peçat”, shefat e diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe të Sllovakisë më 13 Korrik në selinë e VMRO-DPMNE-së do të takohen me liderin e VMRO-DPMNE-së, me anëtarë të udhëheqësisë partiake si dhe me një pjesë të deputetëve të partisë dhe koalicionit.
Kohë më parë, siç percjell KlanM njoftimin e “Sloboden Peçat”, deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë takuar Zv/Ambasadorin e SHBA-së, Erik Majer. Për këtë takim, përmes Facebookut, ka njoftuar deputeti Bojan Stojanoski, I cili në takim ka qenë bashkë me Eli Panovën, Igor Janushevin dhe Vlado Misajlovski.
Jozyrtarisht, deputetëve të VMRO-DPMNE-së u është rikujtuar deklarata e Senatorit Kris Marfi, se ndryshimet kushtetuese janë mundësi e qartë për RMV-në për t`u aderuar në BE.
Në këtë takim, siç percjell KlanM njoftimin e “Sloboden Peçat”, deputetët e opozitës janë informuar se Kongres amerikan do të miratojë rezolutë për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase, njëjtë sikurse kohë më parë e miratoi Bundestagu gjerman.
Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se me këto kushte nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, duke potencuar se kanë komunikim të rregullt me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare./KlanMacedonia.mk/