Fëmijët e Britney Spears marrëdhënie të ftohtë me nënën

Fëmijët nuk dëshirojnë të përshëndesin nënën e tyre përpara transferimit në Hawai

Marrdhënia mes këngëtares Britney Spears dhe fëmijëve të saj nuk ka gjasa të rregullohet. Sipas mediave rozë, ish-bashkëshorti i artistes, Kevin Federline nuk do t’i detyrojë djemtë e tij të përshëndesin këngëtaren përpara transferimit të familjes nga Kalifornia në Hawaii muajin e ardhshëm.

Artistja fituese e çmimit “Grammy”, kujdestaria ligjore e së cilës përfundoi në Nëntor 2021, është larguar nga djemtë e saj për më shumë se një vit. Marrëdhënia e ftohtë me djemtë u pa edhe gjatë kohës kur ata nuk morën pjesë në dasmën e saj me partnerin shumëvjeçar Sam Asghari vitin e kaluar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share