“Levica”: Kriza na Francë të zgjidhet me “Propozimin Maqedonas” dhe sipas përvojës së Maqedonisë!

Partia “E Majta” me shqetësime është duke i ndjekur zhvillimet në Francë duke shprehur keqardhje për dhunën dhe pasojat negative ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe popullit – përcjell KlanM komunikatën e kësaj partie.

“Levica” potencon nevojën për dialog të qetë dhe demokratik, ku të gjitha palët mund t`i shprehin qëndrimet e tyre dhe të negociojnë për zgjidhje paqësore.

“Levica”, sic përcjell KlanM, ofron ndihmën e saj si ndërmjetës në procesin e negociatave, sic thonë, në rolin e lehtësuesit të procesit të pajtimit.

“Levica” ofron draft-propozimin apo të ashtuquajturin “Propozimin Maqedonas” me qëllim të ndërprerjes së trazirave, sic thonë, konform përvojave që i ka Maqedonia

-Bashkësitë pakicë, Tunizionët, Algjerianët dhe popujt tjerë që janë pjesë e të kaluarës kolonizatore të Francës, të futen në Kushtetutën e Francës si popull shtetformues;

-Gjuha e këtyre pakicave të vendoset në gjithë territorin e Francës dhe sistemin arsimor, kurse ndarja territorial të jetë në frymën e demokracisë dhe vlerave evropiane;

“Levica”, siç percjell KlanM, si partnere në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët, bën thirrje që Franca të mbetet në rrugën demokratike, kurse, siç thuhet” “Levica” do të jetë aty për të ndihmuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share