Forcat ukrainase po vazhdojnë të bëjnë përparim rreth Bakhmutit në Ukrainën lindore, sipas Kyiv Independent.
Zëdhënësi ushtarak Serhii Cherevatyi i tha televizionit kombëtar se ushtarët po “ushtrojnë presion” ndaj trupave të Moskës dhe po çlirojnë territorin rreth qytetit të shkatërruar të pushtuar nga forcat ruse muajin e kaluar.
Por ai nuk theksoi se sa larg kishte avancuar ushtria e Kievit, duke thënë se më shumë informacione do të vinin pas analizave në terren, përcjell Klankosova.tv
Instituti për Studimin e Luftës tha se Rusia ka të ngjarë t’i përgjigjet operacioneve të Ukrainës rreth Bakhmutit duke përqendruar forcat e saj elitare atje për të “ruajtur fitoren e perceptuar informative” nga kapja e qytetit.
Moska tashmë ka përforcuar pozicionet ruse në Bakhmut, ku Ukraina thuhet se po përparon “ngadalë por me siguri”.