Çmime të çmendura për “El Clasico”

Reali dhe Barcelona do të përballen në Dallas të SHBA më 29 Korrik në një miqësore

Më 29 Korrik, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në SHBA në një sfidë miqësore. Ardhja e dy prej skuadrave të futbollit më të mëdha të planetit ka ngjallur emocion dhe padurim te amerikanët, që janë në kërkimtë biletave për të ndjekur “El Klasikon”.

Për fansat kanë dalë në shitje tri lloje biletash për takimin që do të luhet në stadiumin At and T në Arlington të Teksasit. Ato më të lira kapin çmimin 218 Dollarë, ndërsa biletat premium shkojnë deri në 1,392 Dollarë.

Organizatorët ofrojnë gjithashtu edhe bileta VIP për ata që duan të shikojnë emcionet që dhurojnë yjet e futbollit në këto dy ekipe në radhën e parë. Biletat speciale do t’u japin mundësi spektatorëve të shikojnë nga një distancë e afërt futbollistët, por kjo do t’u kushtojë tifozëve.

Për një biletë VIP, ata duhet që të paguajnë nga 3 mijë, deri në 3396 mijë Dollarë. Një shifër e lartë kjo për një ndeshje miqësore prasezonale. Por bëhet fjalë për “El Klasikon” dhe dy nga ekipet që kanë bërë historinë në botën e futbollit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share