22 persona të dyshuar se kanë ndihmuar ndërtimin e paligjshëm të projektit “Shkupi 2014”
Ish kryetari i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq arrestohet në kufirin e Tabanocit, pasi prokuroria dyshoi se do të arratiset, njofton KlanM.
Dyshohet se gjatë punës së tij si kryetar komune përmes projektit “Shkupi 2014” ka keqpërdorur pozitën e tij, ndërsa se bashku me të dyshuar të tjerë ka bërë edhe larje parash.
Prokuroria, sic njofton KlanM, për momentin heton 15 persona fizik dhe 7 persona juridik prej tyre 1 person nga Italia.
“Me vendime të qeverisë, pa program të propozuar nga Qeveria, përmes të dyshuarve të cilët janë propozues të buxhetit në mënyrë të paligjshme kanë propozuar dhe nënshkruar vendime të Qeverisë të cilët në mënyre direkte apo përmes Ministrisë së Kulturës kanë transferuar mjete financiare Komunës Qendër. Në Këtë mënyrë kanë transferuar mbi 3 miliard denarë para të buxhetit shtetëror në xhirollogarinë e komunës Qendër”, tha prokurori Ljubomir Llape.
Të dyshuarit kanë filluar të realizojnë projektin Shkupi 2014 pa pasur asnjë dokument, program, vendim nga ndonjë institucion shtëtëror. Policia, sic percjell KlanM, dje arrestoi 6 persona të cilët dyshohet se kanë tentuar të ikin nga vendi por janë ndaluar nga policia.
“Dje në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes me urdhër të Prokurorisë Publike dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, pesë persona janë privuar nga liria. Personat u arrestuan dhe u ndaluan në stacion policor dhe gjatë ditës do të kalojnë para gjyqtarit për procedim paraprak”, thonë nga MPB.
Përmendoret e vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014” janë ende nën llupë, ndërsa sic percjell KlanM, policia Financiare para 5 vitesh ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, mes tyre edhe ish-kryetarit të Komunës Qendër, për ndërtimin e urës “Syri” e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”./KlanMacedonia