Mediat thonë se negociatat për të ardhmen e Wagner mes Putin dhe Prigozhin vijojnë
Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të ndëshkojë njerëzit që mundësuan rebelimin e themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës. Por lidhjet e thella të themeluesit të Wagner me elitën në pushtet po i komplikojnë këto përpjekje.
Putin ushqeu spekulime për një goditje më të gjerë në një takim me dyer të mbyllura me Këshillin e Sigurimit. Në këtë mbledhje nuk u pa zv.Kryetari i Këshillit Dmitri Medvedev. Kreu i Kremlinit u shpreh se goditja është përqendruar në kontratat fitimprurëse të biznesit të Prigozhin me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes. Blogerët ruse pro luftës raportuan se autoritetet po hetojnë anëtarët e shërbimit ushtarak me lidhje me Prigozhin.
Instituti i Studimit të Luftës në Uashington thotë se palët e përfshira në marrëveshjen për t’i dhënë fund rebelimit të shkurtër të Grupit Wagner, përfshirë diktatorin bjellorus Alexander Lukashenko, mund të jenë ende duke negociuar.
Plani i rebelimit të Prigozhin nënkuptonte kapjen e Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov gjatë një bastisjeje në Rostov-on-Don. FSB-ja mësoi për planin dy ditë përpara se të zbatohej, raporton Ëall Street Journal, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane.
“The Moscow Times” raporton se gjenerali Sergei Surovikin, Zëvendës Komandanti i Grupit të Bashkuar të Trupave Ruse në Ukrainë si dhe zëvendësi i tij janë arrestuar. Sipas informacioneve, gjenerali u arrestua më 25 Qershor një ditë pas rebelimit të “Wagner”.
Klan News