Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.