Drin Ahmeti sqaron se si e ka blerë Q.T “Soravia”!

BLERJA BASHKË ME BIZNESMENIN SHQIPTAR

Drin Ahmeti, nipi 25 vjecar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në një press-konferenc ka sqaruar se nuk e blen i vetëm qendrën tregtare “Soravia”, por në këtë biznes hynë bashkë me biznesmenin shqiptar Vladimir Pjetërgjokaj.

Qendra tregtare “Soravia” është blerë nga nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahemitt, Drin Ahemti së bashku me partnerin e tij nga Tirana, kompania PE-VLA-KU. Në një konfernecë për media Ahmeti dhe biznesmeni Vladimir Pjetërgjokaj thane se kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro dhe kanë marrë përspirër edhe borxhin e kompanisë që peshon 20 milion euro.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20 milion euro. Kompania PE-VLA-KU me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokaj ka marë linjë kreditore prej 6milion euro në Shqipëri. Ne e kemi marë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, tha Drin Ahmeti.

“Me z Soravin kemi projekt në birgjet e bregdeutt shqiptar. Është ajo marrëdhnie që më ka sjell sot këtu edhe tek qendra Soravia. Unë kisha në mendje një projekt tjetër në Shkup por z Soravia më tërhoqi vet”, tha Vladimir Pjetër Gjoka.

Edhe biznesmeni austriak Hano Soravija, pronari I deridjshëm I qendrës tregtare tha se nuk e ka ditur mbiemrin e pronrit të ri por se ka besuar në vizionin e tij./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share