Rusia hap kanale në mes të rrugëve që çojnë në Moskë për t’ia pamundësuar Wagnerit lëvizjen

Rusia është duke i prishur disa rrugë që çojnë në Moskë, për t’ia pamundësuar grupit mercenar Wagner lëvizjen e kolonës ushtarake drejt kryeqytetit rus.

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Telegram, shihet se tashmë lëvizjet e automjeteve janë pamundësuar për shkak se Rusia ka filluar të hapë kanale në mes të rrugëve.

Wagneri ia ka mësyrë Moskës, ndërsa sipas raportimeve, grupi mercenar gjendet vetëm dy orë larg mbërritjes atje, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen si shenjë hakmarrje të liderit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili akuzoi Moskën se ia ka vrarë një numër të madh ushtarët me sulme raketore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share