“Tik Tok më bëri ta blija”, fraza e njohur do të bëhet reale shumë shpejt

Tik Tok ka konfirmuar se po teston një aplikacion brenda platformës së saj, të quajtur Trendy Beat nëpërmjet të cilit ofron produkte që shiten dhe dërgohen nga një degë suplementare e kompanisë mëmë ByteDance.

Opsioni i ri po testohet fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sektori i shitjeve ofron produkte që janë bërë virale si p.sh një pajisje që pastron veshët.

Kompania është shprehur për “TechCrunch” se këtë risi nuk po e testojnë në SHBA sepse është fokusuar në shtimin e mallrave të reja duke iu lejuar markave të shesin produkte në platformën sociale.

Megjithatë, kjo nuk është një mundësi që përjashtohet nga e ardhmja. Plani i ByteDance është që nëpërmjet TikTok të prodhojë produktet e saj të  cilat do të mund të shiten direkt brenda aplikacionit.

Fraza “Tik Tok më bëri ta blija” mund të realizohet shumë shpejt në  kuptimin e vërtetë të saj pasi rrjeti social  e ka provuar tashmë ndikimin mbi përdoruesit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share