Miqësorja Struga Trim Lum – Ballkani, barazim 2:2

Shaban Sinani

Ndeshja miqësore mes kampionit të Maqedonisë Veriut, KF Struga Trim Lum dhe atij të Kosovës KF Ballkani që u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2. Ajo që arritëm të mësojmë nga drejtori spoortiv i skuadrës strugane, ishte se autor të golave ishin Marjan Radevski dhe Bunjamin Shabani

Në këtë ndeshje “luksi” dy trajnerët e ekipeve, Shpëtim Duro i Struga Trim Lum dhe Ilir Daja i Ballkanit gjatë 90-të minutave në lojë kanë inkuadruar të gjithë lojtarët që kanë pasur në disponim.

Ndeshjen e radhës kontrolluese Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër kampionit shqiptar, Partizani më datën 30 qershor në stadiumin e Pogradecit në Shqipëri dhe me datën 5 korrik, gjithashtu në Pogradec ndeshje miqësore do të luajnë me ekipin e Tiranës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share