Borrel konfirmon takimin me Vuçiqin dhe Kurtin sot pasdite ne Bruksel

Shefi i diplomacise europiane, Josep Borrell konfirmon takime per menaxhimin e krizes Kosove -Serbi me Kurtin dhe Vuçiqin ne Bruksel.

Sic njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukelsi, Erisa Zykaj, nuk dihet ende nese do kete takim tripalesh Kurti-Vucic-Borrel ne Bruksel, por Josep Borrell konfirmon qe do kete takime dypaleshe me presidentin e Serbise dhe kryeministrin e Kosoves.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, perfaqesuesi i larte i BE-se, Josep Borrell, i mbështetur nga perfaqesuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ne Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale ne Veri te Kosoves, në mënyrë që te dyja palet t’i rikthehen zbatimit të marreveshjeve të dialogut, në veçanti asaj për rrugen drejt normalizimit te marredhenieve” thuhet ne lajmerimin e kabinetit te Borrell. Takimet priten te fillojne nga ora 14.00.

Përgatiti: Erisa Zykaj – tv klan Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share