Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani karrierën e tij si trajner profesional do të vazhdojë në Arabinë Saudite. Ky strateg i futbollit pas suksesve të shumta me ekipe të futbollit në KOsovë Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut përvojën e tij do ta vazhdoj edhe në Arabinë Saudite, një vend i cili në kohën e fundit është d futboll duke investuar shumë në futboll
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi arab zyrtarizoi afrimin e Ramadanit në krye të skuadrës.
“Klubi njofton se ka lidhur kontratë me trajnerin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e klubit arab.
Ohod Club bën gara në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite.
Kujtojmë se trajneri nga Shkupi ka drejtuar skuadra në Kosovë, duke fituar edhe titullin kampion me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën, gjersa së fundmi ishte trajner i Gjilanit, ndërsa më pare i ka drejtuar edhe Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri dhe FC Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
/KlanMacedonia/