Shqipëri/ Aksidentohet vetura me targa të Gostivarit, ka të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare, raporton gazeta SOT. 

Të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e të miturës. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë detaje nga vendi i ngjarjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share