Rajoni përfshihet nga përmbytjet, Serbia dhe Bosnja shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë

Përmbytjet kanë përfshirë një pjesë të madhe të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumë zona. Në Serbi, 1,300 forca të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe 22 varka u vendosën në dispozicion për të evakuuar dhjetëra njerëz në vende të ndryshme. Pranë qytetit jugperëndimor të Kraljevës, vërshimet e fuqishme dëmtuan rëndë një urë.

Në Serbinë qendrore, u evakuuan 12 persona nga shtëpitë e tyre në Kragujevac për shkak të daljes së lumit Lepenica nga shtrati i tij, ndërsa 22 njerëz u shpëtuan nga një fshat afër qytetit të Jagodinës.

Lumenjtë e vegjël gjithashtu rrezikojnë të dalin nga shtrati. Energjia elektrike mungon në disa fshtara ndërsa rrugët janë të bllokuara nga uji. Gjithashtu edhe në në Bosnjën lindore dhe autoritetet në qytetin verilindor të Tuzlës autoritetet kanë shpallur gjendjen emergjente në të gjithë rajonin e tyre pasi përmbytjetet e fuqishme përfshin qytetin.

Disa familje u detyruan të linin shtëpitë e tyre në shumë qytete dhe fshatra. Një rrëshqitje dheu bllokoi një rrugë pranë qytetit të Srebrenicës dhe përmbytje pati gjithashtu edhe rreth kryeqytetit, Sarajevë.

Ndërkaq moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë. Reshjet e dendura kanë prekur kryesisht zonat e Selanikut perëndimor. Veçanërisht Poliçni dhe disa qytete në pjesën veriore të Greqisë rrugët janë mbuluar nga uji.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona ndërsa autoritetet kanë shpëtuar njerëzit shtëpitë e cilëve janë pranë lumenjëve. Autoritetet kanë marrë mbi 300 thirrje për ndihmë në shumë fshtatra pasi përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Probleme janë rregjistruar edhe në Kretë ku uji ka depërtuar në shtëpitë. Sipas meterlogove moti i keq do të vijojë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share