Pesë vjet “Prespa” – Marrëveshja që hapi dyert e NATO-s

ZGJIDHJA E KONTESTIT TË EMRIT TËRËSISHT NORMALIZOI RAPORTET SHKUP-ATHINË

Në fshatin Nivicë, në bregun e Liqenit të Prespës nga ana greke, më 17 Qershor 2018, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespsë, me të cilën u mbyll kontesti shumëvjeçar midis dy vendeve për emrin, me çka u zhbllokua rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, njofton KlanM.

Me Marrëveshjen e Prespës, vendi ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia u bë shtetas I RMV-së, derisa kodet e targave të automjeteve nga MK u bënë NMK.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov dhe Nikos Koxijas, në prani të Kryeministrave të atëherëshëm, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmjetësit shumëvjeçar, Metju Nimitz si dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe vendeve tjera.

Marrëveshja e Prespës, sic njofton KlanM, hyri në fuqi më 12 Shkurt 2019, tetë muaj pas nënshkrimit, pasi u ratifikua në dy parlamentet.

Konform marrëveshjes, Këshilli për bashkëpunim të nivelit të lartë që udhëhiqet nga kryeministrat e dy vendeve “do të takohet së paku një herë gjatë vitit dhe do të jetë trup kompetent për zbatimin e Marrëveshjes”.

Seanca e parë dhe e vetme ndërqeveritare, sic njofton KlanM, u mbajt në Prill të vitit 2019 në Shkup, gjatë vizitës së Kryeministrit të atëhershëm grek Aleksis Cipras. Nikoqir i seancës së dytë duhet të jetë Greqia.

Zgjidhja e kontestit të emrit tërësisht normalizoi marrëdhëniet dypalëshe, kurse, sic njofton KlanM, rezultoi me vizitën e parë zyrtare në Greqi të Presidentit, Stevo Pendarovski, në Tetor të vitit 2021, i cili me nderime të larta shtetërore u prit në Athinë.

Marrëveshja e Prespës solli shpresë, synime por edhe dyshime. Por, më e rëndësishme solli stabilitet, siguri, perspektivë të qartë dhe forcë për të nesërme më të mirë – percjell KlanM postimin në Facebook, në pesëvjetorin e kësaj Marrëveshje, të ish-Kryeministri Zoran Zaev.

“Ne demokratët e Ballkanit, duke ndjekur shembullin e Marrëveshjes së Prespës, kemi obligim dhe kapacitete të gjejmë zgjidhje për të gjitha cështjet e hapura në Ballkan. Angazhimi ynë ka një qëllim – I gjithë Ballkani në BE. Erërat e rrezikshme nuk ndalen, por themelet janë më të fuqishme se ato” – shkruan ish-Kryeministri Zaev në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share