Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në panelin e diskutimit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, theksoi se partitë në Maqedoni, deklarativisht janë për integrimin e vendit në BE. Përjashtim, sipas tij, paraqet Levica, e cila sipas tij ka tjetër rrugë. Ai porositi edhe VMRo-në e Mickoskit që të mos luajë me standarde të dyfishta.
“VMRO duhet të jetë më e qartë, të mos bëjë politikë me standarde të dyfishta. Ditën janë për sundim të ligjit dhe anëtarësim në BE, janë për zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohemi, kurse natën koketon politika që nuk e favorizojnë zgjihjen e problemeve. Unë kam qenë shumë i hapur në trajtim të këtij problemi si me palën bullgare ashtu edhe me bashkëqytetarët, përfaqësuesit politik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Zgjidhje më të mirë sesa ndryshimi i Kushtetutës dhe futja në Kushtetutën e RMV-së të minoritetit bullgar, ne zgjdihje më të mirë nuk kemi. Çdo vonesë mund të na shkaktojë degradim në proces dhe humbje”, deklaroi Ahmeti në panelin në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog./KlanMacedonia