Njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Armend Alimi nga dita e sotme zyrtarisht është futbollist i ri në ekipin e Besa 1976 nga Dobërdolli, anëtare në ligën e dytë.
“Me kënaqësi deklaroi se sot arritëm marrëveshje me ekipin nga Dobërdolli që të jem pjesë e kësah skuadre që ka pretendime të qarta në kampionatin e ri. Unë drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe posaçrishtë tifozëve të klubit që janë në numër tëmadh, ju premtoj se gjithmonë do të japi më të mirën nga vetja ime, Nuk do t,ju zhgënjej” deklaroi ekslizivisht për Klan Maqedoni, futbollisti Armend Alimi .
Lajmi është bërë publike në rrjetet sociale në fejsbuk nga ana e drejtuesve të ekipit nga Dobërdolli ku thuhet se Armend Alimi transferohet nga skuadra e Rabotnickit. Karriera e Alimit përfshin shumë skuadra në të cilat ai ka luajtur, si jasht vendit poashtu dhe në ligën e parë në RMV. NK Istra, Örebro SK, Nea Salamis, Ermis Aradippou, KF Shkëndija, Rabotnicki janë disa nga ekipet ku ai ka luajtur. Suksesin më të madh në karrier Armend Alimi e ka arritur me skuadrën tetovare KF Shkendija, me të cilët arriti të shpallet tre herë kampion në ligën e parë si dhe fitues i kupës së Maqedonisë së Veriut.
Me angazhimin e këtij ylli të futbollit, drejtuesit e KF Besa padyshim se paralajmërojnë se në sezonin 2023/2024 kanë pretendime të mëdha pse jo edhe të pretendojnë për elitën e futbollit vendor.KlanMacedonia/