PROPOZIMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË KUVEND NË FUND TË QERSHORIT ?
Brifingu me gazetarë i Kryeministrit Kovaçevski nuk solli asgjë të re, njofton KlanM.
Ai ende shpreson se VMRO DPMNE nuk do ta braktis procesin e ndryshimeve Kushtetuese edhe pse opozita maqedonase nuk ka qëndrim të saktë se a ka ndërruar qëndrim dhe se a do të merr pjesë në këtë operacion.
Moment i ri, sic njofton KlanM, ishte vetëm informata se edhe një shtet tjetër do të sjellë rezolutë me të cilën do të deklarohet përkrahja për identitetin maqedonas.
”Pas Gjermanisë edhe një shtet tjetër i madh që nuk është pjesë e BE-së do të sjellë rezolutë ku do të afirmohet përkrahja për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase” – tha Kovaçevski.
Sipas informatave jozyrtare, ky shtet pritet të jetë Shtetet e bashkuara të Amerikës. E pjesë tjetër e rëndësishme që doli nga ky takim me gazetarët është edhe ndryshimi i qëndrimit të Kovaçevskit.
Ai para disa ditëve, sic njofton KlanM, tha se nuk është i gatshëm të heq dorë nga procesi që ai e ka nisur dhe nuk largohet nga posti i Kryeministrit, por sot ndryshoi mendje.
”Unë jam nënshkruar në propozimin për ndryshimet kushtetuese. Nëse ka politikan në VMRO DPMNE që do të nënshkruaj propozimin për ndryshimet kushtetuese por edhe që do të propozojë Kryeministër shqiptar, unë jam i gatshëm të tërhiqem. E pamë qëndrimin e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për shqiptarët, ata nuk duan të jenë pjesë e një Qeverie me VMRO DPMNE-në, që i bie se nëse opozita arrin që ti largojë të gjithë partitë shqiptare do ti mbesin më shumë ministri” – tha Kovaçevski.
Kovaçevski thotë se nuk do të ndalin procedurën për ndryshimet kushtetuese edhe nëse nuk ka marrëveshje me opozitën. E deputetët do t`i bind nëpërmjet diskutimit në Kuvend.
Ai gjithashtu shtoi se nuk sheh nevojë për takim të ri liderësh.
Sipas Kryeministrit, sic percjell KlanM, propozimi për ndryshimet kushtuese ka gjasa që të arrijë në Kuvend deri në fund të qershorit. /KlanMacedonia/