Serbët e Kosovës mesazh Vuçiqit: Vazhdojmë me protestat!

“SA MË PARË TË FORMOHET ASOCIACIONI”

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë njoftuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se do të vazhdojnë me protestat. Vuçiqi, sic njofton KlanM, ka takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ku sic njoftohet, është biseduar për situatën në veri të Kosovës.

“Njoftuam Presidentin se vazhdojmë me protestat e qeta. Sot është dita e 17 dhe qytetarët insistojnë në luftën e tyre legale” – tha Dragisha Miloviq, ish kryetar i Zveçanit.

Kryetari I Listës serbe, Goran Rakiq, sic percjell KlanM, tha se kanë sjellë xhirimet ku shihet se dy serbët e arrestuar, sipas tij, nuk kanë cënuar ushtarët e KFOR-it.

“Ata kanë bërë rezistencë passive, ku lejohet gjithkund në botë, faji I vetëm I tyre është se janë serbë. Kërkuam nga Presidenti të ndalet dëbimi I serbëve nga ana e Prishtinës, njerëzve që kanë qenë vitin e kaluar nëpër barrikada dhe që kanë protestuar këtë vit” – deklaroi Goran Rakiq, Lista Serbe.

Përfaqësuesit serb të Kosovës, sic njofton KlanM, thanë se kanë përsëritur kërkesat që ia kanë parashtruar Lajçakut dhe Eskobarit, që sa më parë të formohet Asociacioni I Komunave me shumicë serbe, të miratohet statute nga Beograd, Prishtina dhe BE-ja si dhe të tërhiqen njësitë speciale nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share