Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit të koalicionit qeveritar Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare mëngjesin e kësaj të hëne (Lexo më shumë). Meloni e përshkruajti Berlusconin si një prej figurave më me influencë në historinë e Italisë.
“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ishte një njeri që nuk kishte kurrë frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ajo kurajo dhe vendosmëri që e bëri një prej njerëzve më me influencë në historinë e Italisë”, tha Meloni në një video mesazh, duke ngritur lart arritjet e tij të vërteta në botën e politikës, komunikimit dhe biznesit.
“Me të, Italia mësoi se nuk mund t’i imponoheshin kurrë limite. Mësoi se nuk duhet të hiqte kurrë dorë. Me të ne luftuam, fituam, humbën shumë beteja. Dhe po ashtu, për të ne do të arrijmë objektivat që vendosëm së bashku. Lamtumirë Silvio”, shtoi Meloni./tvklan.al