Një 22-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se i ka vjedhur 35 mijë euro fqinjit të tij në Oropos në Greqi.
22-vjeçari ka hyrë në shtëpi nga dera e ballkonit dhe pasi i ka marrë paratë i riu ka shkuar në pyll dhe e ka groposur një pjesë të tyre.
Sipas medieve greke, me pjesën e mbetur kishte blerë një makinë 7000 euro, kishte bërë disa blerje të tjera të vogla, ndërsa një shumë të konsiderueshme e kishte shpenzuar në bixhoz. Në të njëjtën kohë, ai ka depozituar një shumë në bankë.
Nga shuma e vjedhur, raportohet se kanë mbetur rreth 23.000 – 24.000 euro. /EO