Përfaqësuesja dardane ka mbajtur sot paradite stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali nën reshjet e shiut, të cilat kanë sjellë freski tek lojtarët.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa së bashku me stafin e tij krahas ushtrimeve të zakonshme fizike dhe atyre me top, ka punuar në tranzicion të ekipit nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit dhe anasjelltas.
Përkushtimi i Dardanëve në stërvitje është maksimal, derisa dëshira që në dy ndeshjet e radhës të marrin rezultat pozitiv është e madhe, të vetëdijshëm për faktin se vetëm në këtë mënyrë mbesin në garë për kualifikim në Euro 2024.