Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga Gostivari. Ai nuk ishte i kënaqur me punën e mjeshtrëve dhe i kishte mbajtur të mbyllur.
“Më datë 08.06.2023 në ora 17:20, në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB- Gostivar kanë privuar nga liria personin N.B.(55) nga Srbinova e Gostivarit. Ai dyshon se me përdorim të forcës fizike i ka mbajtur në shtëpinë e tij personat M.R.(35) dhe Xh.Ç.(26), të dy nga Gostivari, pasi që nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë gjatë vendosjes së inventarit në shtëpinë e tij”, thonë nga SPB-Tetovë.