INSPEKTIM I JASHTËZAKONSHËM NË KËTË SPITAL PSIKIATRIK
Pacientë xhirojnë rrahjen e një pacienti të sapoardhur në Klinikën Psikiatrike në Shkup, kurse videoja është publikuar nëpër rrjetet sociale dhe ka shqetësuar opinionin, njofton KlanM.
Në një nga videot shihet se si detyrohet të prezantohet pacienti I sapoardhur, kurse njeriu që ka xhiruar dhe publikuar videot, jep urdhëra për pacientët tjerë ta rrahin të riun, pasi sic thotë, kështu është rregulli..
Përmes Facebookut, sic njofton KlanM, është prononcuar drejtori i sapoemëruar i spitalit psikiatrik në Shkup, Muhsin Arifi, I cili thotë se pacientët agresiv të cilët rrihen mes vete ndodhen në repartin gjyqësor në të cilin repart trajtohen persona me masë nga gjykata kompetente. Bëhet fjalë për persona qe kan kryer vepra të rënda penale si vrasje, tentim vrasje etj.
“Me gjithë respektin për paraardhësit e mi, dua të theksoj se kam gjetur një situatë në të cilën spitali funksionon në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit. Ju njoftoj se pas ngjarjes nga ana ime janë marrë të gjitha masat e nevojshme, mbrojtja e pacientëve dhe janë njoftuar të gjitha organet kompetente, institucionet që aktualisht kujdesen për sigurinë” – shkruan në Facebook Drejtori Arifi.
Pas xhirimeve shqetësuese nëpër rrjetet sociale, sic njofton KlanM, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ka thënë se janë dhënë urdhëra për mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin në Bardovcë dhe pas përfundimit inspektorët do të dalin me konstatime.
Edhe MPB-ja ka konfirmuar se ky rast është denoncuar dhe se punohet për zbardhjen e tij.
Klan Maqedoni, gjatë një storje në Spitalin e Bardovcës, të realizuar në Prill të këtij viti, alarmoi për keqtrajtimet e këtij lloji, por edhe për kushtet e vështira që janë në këtë spital psikistrik. /KlanMacedonia/