Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën

Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model.

Deutsche Welle ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

“Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. 

Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën dhe për të shijuar pamjet mahnitëse të qytetit. Piramida e rikoncepturar do të akomodojë klasa mësimi, kafene dhe zyra për kompanitë e teknologjisë. Ideja është përdorimi i një hapësire, që më përpara funksionoi si formë presioni, për të edukuar brezat e rinj. 

Transformimi i Piramidës së Tiranës qëndron si një shembull interesant se si një ndërtesë e braktisur mund të rikonceptohet për një gjeneratë të re, duke ruajtur gjithashtu historinë e saj. E ardhmja emocionuese vërteton që arkitektura moderne nuk është e thënë që gjithnjë duhet të fillojë nga e para”,thuhet në promon e publikuar nga Deutsche Welle.  /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share