Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka folur sot për pretendimet për presione politike në sektorin e shëndetësisë.
Ai tha se nuk i nënshtrohen presioneve të tilla dhe se ai merret vetëm me politikat shëndetësore.
“Ne jemi këtu para së gjithash, unë si ministër dhe kabineti im drejtojmë politikat shëndetësore. Dikush thotë, unë e kuptoj nga mediat që ka presione, por ne nuk i nënshtrohemi presioneve të tilla. Jemi këtu me një qëllim të vetëm, që pacientët tanë të kenë shërbime më të mira dhe punëtorët shëndetësorë të kenë kushte më të mira”, tha Mexhiti.