Bilall Kasami nga Lëvizja Besa në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin la të kuptohet se janë duke biseduar me anëtarë dhe grupe të pakënaqura brenda partive shqiptare në qeveri, për t’iu bashkuar atij dhe subjekteve tjera opozitare, kundër qeverisë. Kasami akuzoi Aleancën për Shqiptarët se ka zhgënjyer votuesit e saj, që kanë dashur ta rrëzojnë BDI-në e AHmetit, përcjell KlanM.
“Është një subjekt politik serioz që mori vota nga opozita që ta rrëzojë BDI-në nga qeveria. Me atë kauzë doli në zgjedhjet e fundit dhe pastaj degjeroi në deklarime për të shpëtuar qeverinë apo futjen në qeveri për ta shpëtuar qeverinë, biles nuk e mohonin në momente të caktuara se janë edhe për të shpëtuar BDI-në sepse nuk e kundërshtojnë idenë e BDI-së për një koalicion, siç preferojnë ta deklarojnë, pro-europian”, tha mes tjerash Bilall kasami./KlanMacedonia