LSDM: PARA RMV-së DY ZGJIDHJE – BE OSE IZOLIMI!
Kemi shansin historik, me mbështetje të fuqishme nga BE-ja dhe SHBA-të ta vazhdojmë rrugën evropiane dhe të realizojmë edhe një qëllim strategjik – anëtarësimin fuqiplotë në Bashkimin Evropian – thonë nga LSDM-ja, sic njofton KlanM, duke potencuar se përgjegjësi për të ardhmen e vendit kanë 120 deputetët dhe partitë politike por edhe VMRO-DPMNE-ja.
Socialdemokratët thonë se Maqedonia e Veriut ka dy zgjedhje – integrimin në BE ose izolimin.
“Para Hristijan Mickoskit është vendimi; nëse do ta mbështesë të ardhmen e vendit në BE ose do ta ndjek rrugën e paraardhësit të tij, Nikola Gruevskit. Me ditë të tëra Mickoski hesht për vendimin e tij. Por, do të presim deri në takimin e liderëve për të parë nëse atë që e flet publikisht do ta thotë edhe atje. Javën e ardhshme do të bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut të BE-së ose do të mbetet në bllokun anti-evropian me “Levicën” – tha Darko Kaevski, LSDM.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së. Nga opozita, sic njofton KlanM, kanë vënë në pikëpyetje nëse do të mbahet ky takim I liderëve.
“Në takimin e liderëve, nëse LSDM ndërpret me lojërat e fëmijëve dhe nëse do të mbahet, do të bëhet e qartë nëse Kovaçevski është ose jo, poltron i BDI-së. Nëse LSDM mendon se dikush beson se Artani dhe Talati janë evropianë dhe për vlera evropiane, atëherë ose e nënçmojnë popullin ose janë aq të korruptuar sa që nuk guxojnë të flasin nga BDI-ja” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, para disa ditëve njoftoi se do të thërras takim të liderëve ku me kreun e VMRO-DPMNE-së, do të bisedojnë rreth dy çështjeve – e ardhmja evropiane e vendit dhe raportet me fqinjtë. /KlanMacedonia/