Ukraina pretendon se mbrëmë mbi Kiev rrëzoi 30 raketa e dronë të prodhuar nga Irani

Mbrojtja ajrore e Ukrainës pretendon se i ka rrëzuar 30 raketa dhe dronë rreth Kievit gjatë natës së të premtes.

Zyrtari i lartë ushtarak, Serhiy Popko, tha se kjo ishte vala e gjashtë e sulmeve në kryeqytetin ukrainas në gjashtë ditët e fundit.

Sipas Popko, në sulmin e mbrëmshëm janë përdorur raketa balistike dhe dronë sulmues Shahed të prodhuar nga Irani, shkruan CNN, transmeton Klankosvoa.tv.

Ende nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share