-Perëndimi ka rritur presionin diplomatik ndaj Kosovës për të ulur tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe. Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zgjedhje të reja lokale, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josp Borrell tha se dështimi për t’i bërë realitet këto do të ketë ‘pasoja serioze në marrëdhëniet tona’.
-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se është i përkushtuar për të punuar me SHBA-në për uljen e tensioneve.
-Tensionet kanë pushtuar veriun që prej 26 Majit kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe që të hyjnë në objektet komunale. Kjo u kundërshtua dhunshëm nga serbët lokalë që kërkojnë të largohen kryetarët shqiptarë dhe forcat policore të Kosovës. Në veri ka ndërhyrë KFOR-i që po kontrollon situatën.