Dy qytetarë shqiptarë u sulmuan fizikisht sot në Mitrovicë të Veriut, në hyrje të sheshit nga persona të dyshuar.
Kallxo ka siguruar pamjet e momentit të sulmit ndaj tyre dhe sjell videon ekskluzive.
Në momentet e sulmit, pak metra më larg shihen edhe karabinerët italianë, të cilët nuk ndërhyjnë ndonëse qytetarët sulmohen rëndë nga të dyshuarit.
Policia e Kosovës ndërkaq ka intervenuar në këtë rast.
Dy qytetarët shqiptarë pësuan lëndime nga sulmi dhe morën trajtim mjekësor.