Të premten fillon edicioni i 18-të – Turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “TETOVA 2023”

Duke filluar nga 1 deri më 4 qershor, qyteti i Tetovës është nikoqir i edicionit të 18-të – Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, me moton “Tetova 2023”, ku do të marrin pjesë ekipet e qyteteve Durrës, Pejë, Ulqin, Bujanoc dhe nikoqiri Tetova.

Ekipet do të mbërrijnë në Tetovë më 1 qershor (e enjte), nga ora 16:00, deri më ora 18:00. Fëmijët do të akomodohen tek moshatarët e tyre nxënës të shkollave fillore “Migjeni”, Kirili e Metodi”, “Naim Frashëri” dhe “Istikball”, ndërsa përcjellësit do te vendosen në hotel. Të shtunën në ndeshjen finale pritet edhe ardhja e kryetarëve të qyteteve pjesëmarrëse

Ky turne është një mundësi e mirë për të kultivuar frymën e njohjes dhe lojën e futbollit te gjeneratat më të reja. Është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar fëmijët, për të këmbyer mes tyre vlerat e futbollit, por edhe vlerat e shumëllojta të hapësirave nga vijnë.

Hapja solemne do të mbahet të premten më fillim në orën 10:00, në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë.

Mirë se vini në edicionin e 18-të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15 në “TETOVA 2023” .

Ekipet pjesëmarrëse tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të përfaqësojnë qytetet e tyre

Tetova: Bleron Rexhepi, Lavdrim Abdii, Vllazrim Ibraimi, Muhamedin Ameti, Erion Muharemi, Xhemisad Rushiti, Jetmir Ameti, Visar Zulbeari, Mixhait Kasami, Lavdrim Kasami, Anes Abduramani, Emre Emini, Ari Maksuti, Soner Rakipi, Etnik Bexheti, Refet Limani, Genc Jakupi, Aldin Fetai, Rinis Aliti, Agon Selmani.

Trajner Islam Ibraimi, koordinator Muzafer Livoreka

Durrësi: Darsi Prodani, Endri Qosja, Ferliks Meta, Etrit Gjuzi, Rubin Hasanbelli, Albion Hasanbelli, Eljano Qorasi, Sergio Huna, Olken Horanlli, Grei Kuqi, Marvi Xha, Aleks Muharemi, Endri Lufo, Jurgen Kadrimi, Fernando Kuci, Redi Teferiçi, Naim Gripshi, Erald Dervishi.

Trajner Lutfi Sejdini, Koordinator Eduart Salillari

Bujanoci: Eron Jonuzi, Yll Memishi, Leart Shkodra, Altin Sulejmani, Leutrim Jusufi, Shaban Nexhibi, Eldi Rashiti, Erin Sherifi, Viold Limani, Omer Muharemi, And Xhelili, Samir Limani, Sulejman Avdiu, Florent Mustafi, Uvejs Fetahi, Labinot Selimi, Emrush Haliti, Erjon Nazifi.

Trajner AdmirIbraimi, përgjegjës Faruk Nazifi

Ulqini: Florian Karamanaga, Xhenis Milla, Xhenan Karamanaga, Damir Rexhoviq, Nikolla Sellçanin, Valdrim Behrami, Xhenan Hakanjin, Liburn Lazoja, Dorijan Alaj, Vuk Dulloviq, Anes Kurti, Amar Muratoviq, Armin Gurzakoviq, Amar Bakalli, Daris Radonçiq, Nikolas Selçanin, Latif Milla, Besart Elez Aga.

Trajner Mehmet Divanoviq, kryetar Skender Rexha.

Peja: Joni Bytiqi, Enar Dejolli, Andi Avdija, Dervish Berisha, Vleart Gashi, Altin Svrka, Adonis Iberdemaj, Bleonit Kabashi, Yll Berisha, Jasin Bogaj, Amar Tigani, Lorik Metaj, Amar Bakraqi, Diell Veseli, Ayrent Morina, Sokol Rama, Bleron Lajqi, Adrian Avdyli

Trajner Fetim Kasapi, koordinator Valdet Shoshi

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share