Liga Evropa: Sonte finalja e madhe Sevilla – AS Roma

Takimi zhvillohet në ora 21:00, në “Puskás Aréna” në Budapest

Në pragë të ndeshjes së sontme mes AS Roma – Sevellia që do të zhvillohet  në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit në Hungari  dy trajnerët e ekipeve Jose Mourinho I AS Roma dhe  Luis Mendilibar I Sevillas  kanë shpalosur pikpamjet e tyre pë këtë finasler të madhe

Trajneri I skuadrës italiane  Jose Mourinho ka  mohuar se ka pasur kontakte me klubet e tjera për të ardhmen e tij, ndërsa finalen e Ligës Evropa kundër Sevillas e vlersiuar si historike.

Skuadra e portugezit u kualifikua në finale pasi fitoi 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në gjysmëfinale, ndërsa Sevilla siguroi një fitore të përgjithshme 3-2 ndaj Juventusit.

Mourinho e udhëhoqi Romën drejt trofeut të parë të madh evropian në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar dhe tani dëshiron të përsërisë triumfin në Ligën e Evropës. Pavarësisht kësaj, dyshimet kanë vazhduar të lindin për të ardhmen e tij në kryeqytetin italian.

Në një konferencë për shtyp, Mourinho fillimisht ka folur se si Roma arriti në finalen e garës së dytë më të madhe për klube në Evropë.

Ishte një rrugëtim i gjatë, ndryshe nga ai i kundërshtarit tonë që vjen nga Liga e Kampioneve. Bëmë 14 ndeshje për të arritur këtu, e meritojmë. Kemi punuar për këtë ndeshje. Ne duam të luftojmë fort! Lojtarët më të përgatitur dalin në fushë dhe ndjejnë më pak presion. Mendoj se historia nuk ka të bëjë në këtë përballje! Trajneri Mendilibar mendon ndryshe! Ai e sheh Sevijan si favorite. Për ta një finale europiane është normale, por për ne është diçka historike”.

Duhet  theksuar se Mourinho nuk ka humbur kurrë një finale në pesë herët që ai ka qenë në pankinë.ndërsa  kundë Sevillas  do të jetë hera e gjashtë.

Ndërsa  skuadra spanjolle ka vendosur rekord pasi për të arritur në finale ka zhvilluar  14 ndeshje . Trajneri i tyre Luis Mendilibar ka  theksuar  se skuadra tij po përgatitet me qetësi.

I thashë Mourinjos se jam i nderuar të përballem em të, pasi ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Jemi përgatitur sikur të ishte ndeshe normale, sepse nuk dua t’i bëj lojtarët nervozë. Ata janë të gjithë në dispozicion, dhe të gjithë janë të paduruar të luajnë”.

Hera e parë që Sevilla e fitoi këtë trofe ishte në 2006, kurse e fundit tri vite më parë.

Ndeshjen  finale  mes Sevillas dhe AS Roma që sonte me fillim në orën 21:00, zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest, do ta drejtoj arbitri anglez  44 vjeçari, Anthoni Taylor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share