FC Shkupi: Pesë futbollistët që iu skadon kontrata, nuk do të jenë pjesë e ekipit në sezonin e ri

Futbollistët Xhelil Avdulla, Fredy Allvarez, Vladica Brdarovski, Melos Bajrami dhe Pepi Georgiev në kampionatin 2023/2024 në Ligën e Parë të futbollit vendor nuk do të jenë pjesë e klubit të futbollit Shkupi. Këtë për KLanMacedonia e deklaroi menaxheri i përgjithshëm në FC Shkupi, Emir Shabani.

“Po është e vërtetë se futbollistëve Xhelil Avdulla, Freddy Allvarez, Vladica Brdarovski, Melos Bajrami dhe Pepi Georgiev iu ka skuaduar kontrata dhe të njejtit janë futbollist të lirë”, tha ai.

Sa i përket afrimeve të reja, tani për tani përmendet vetëm emri i futbollistit Arbi Vosha, nga Makedonija Gj/P, por deri në ditën e sotme nuk ka asgjë zyrtare.

“Çdo gjë do të mësohet pas dy ditëve kur do të bëhet zyrtare”, tha menaxheri i përgjithshëm, Emir Shabani

Sa i përket grumbullimit të ekipit më 1 qershor, fillojnë përgatitjet për ndeshjet europiane. Deri më 5 qershor ekipi do të qëndrojë Çair, ndërsa nga data 6 deri 16 qershor fazën e parë do ta zhvillojnë në Ohër. Më 18 maj ekipi do të zhvendoset në Turqi ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedo

Lexo gjithashtu
Total
0
Share