Gjokoviqi me mesazhe politike – Shkatërrohet murali i tij në Rahovec!

Roland Garros nuk sanksionon tenistin serb

Teksa situata në veri të Kosovës është tensionuar që pas 26 Majit, tenisti i njohur ndërkombëtar, Novak Djokoviç, i hedh më shumë benzinë zjarrit. Ai rrezikon të krijojë polemika të forta politike pasi të hënën në ‘French Open’ shkroi një mesazh rreth Kosovës.

“Kosova është zemra e Serbisë, ndal dhunës”, shkroi tenisti serb, Novak Gjokoviq, në lentet e kamerave në serbisht, një gjest që shkaktoi reagime dhe polemika në botën sportive, percjell KlanM.

Federata franceze e tenisit, e cila organizon eventin tha se aktualisht nuk ka rregulla zyrtare për çfarë duhet të thonë apo jo lojtarët.

“Nuk ka rregulla zyrtare të Grand Slamit, se çfarë mund të shkruajnë ose jo tenistët. Organizatori nuk do të jep deklarata ose të ketë qëndrim rreth kësaj çështjeje”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Roland Garros.

Veprimi skandaloze të sportistit serb, sic percjell KlanM, ka bërë bujë edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

“Novak Gjokoviq ka ndezur një grindje të mundshme politike pasi shkroi frazën “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa bëri thirrje për paqe pas fitores së tij”, shkroi The Guardian.

“Serbi Novak Gjokoviq ndez debatin politik duke shkruar mesazh nacionalist dhe anti-kosovar në kamerën televizive”, thuhet në titullin e artikullit të DailyMail.

“Novak Gjokoviq dërgon mesazh politik për Kosovën në French Open pas shpërthimit të dhunës”, ka raportuar Sky Sports.

Pas këtyre deklaratave, në Rahovec të Kosovës, gjatë natës është shkatërruar një murale për tenistin. Fytyra e Djokoviç ishte shkarravitur ndërsa në krah ishte shënuar UÇK, njofton KlanM.

Familja Djokoviç është e njohur për precedentë të tillë. Në Australian Open tenisti u detyrua të mbrojë të atin pas një video ku ai shfaqej me një flamur rus pavarësisht luftës në Ukrainë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share